Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në këtë rajon

Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga një konflikt, ku po ‘përzihen’ shumë shtete, Ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet në këtë rajon. Ministria këshillon shtetasit shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në rajon, të respektojnë rregullat e autoriteteve. Njoftim i përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen: •Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes...