Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, deklaroi se konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi. Sipas tij, kundërpërgjigjet e Iranit kanë zgjeruar hartën e përplasjes, duke përfshirë vende kyçe të rajonit dhe zona pranë Turqisë, ku janë raportuar edhe raketa balistike. Ai theksoi se lufta duhet parë në një kontekst më të gjerë gjeopolitik, që lidhet me përpjekjet për kontroll strategjik në Euroazi dhe me burimet energjetike të Iranit. Eksperti ngriti pikëpyetje mbi legjitimitetin ndërkombëtar të ndërhyrjes, duke theksuar se SHBA dhe Irani ndodheshin në fazë diskutimesh diplomatike në momentin e sulmit. Sipas tij, ndërhyrjet ushtarake gjatë negociatave bien ndesh me traditën diplomatike dhe mund të konsiderohen shkelje e së drejtës...
Burimi:
javanews.al