Konflikti Berisha-Salianji! Kryedemokrati: I kërkuan të firmosë që s’do të vrasë Xhafën! Ish-deputeti: Ka frikë nga gara

Konflikti Berisha-Salianji! Kryedemokrati: I kërkuan të firmosë që s’do të vrasë Xhafën! Ish-deputeti: Ka frikë nga gara

Ervin Salianji dhe Sali Berisha TIRANË-Një përplasje në distancë ka ndodhur mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Shkak u bë një deklaratë e Berishës gjatë konferencës për shtyp. Kryedemokrati zbuloi prapaskenat e konfliktit me ish-deputetin, gjatë kohës që ky i fundit vuante dënimin në burgun e Fierit. Gjatë fjalës së tij Berisha deklaroi se tre muaj para se të lirohej nga burgu, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar këshillë në lidhje me një shkresë që i është kërkuar ish-deputetit nga Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve. Sipas Berishës, Salianji i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë, që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën....