Konfliktet SHBA-Iran, Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindja e Mesme deri në një njoftim të dytë. Autoritetet theksojnë se situata në këtë rajon vijon të jetë e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme, duke përbërë një rrezik për sigurinë e qytetarëve. Ministria po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe premton që të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim ose udhëzim të ri mbi udhëtimet drejt këtij rajoni. NJOFTIM PËR QYETETARËT SHQIPTARË Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë. Situata në këtë rajon vijon të...
Burimi:
sot.com.al