Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri- BE, ambasadori gjerman: Hap i rëndësishëm për anëtarësimin, pavarësia e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit, kushte të panegociueshme

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri- BE, ambasadori gjerman: Hap i rëndësishëm për anëtarësimin, pavarësia e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit, kushte të panegociueshme

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë. “Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin „Fundamentals“ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e „Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Ndaj arritja...