Konferenca e Kryetarëve! Balla -PD-së: Nëse nuk i bashkoheni Komisioneve, do të vazhdojmë vetëm. Zhupa: Ju s’na lejoni

Konferenca e Kryetarëve! Balla -PD-së: Nëse nuk i bashkoheni Komisioneve, do të vazhdojmë vetëm. Zhupa: Ju s’na lejoni

PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me debate. Në mbledhje, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i është drejtuar demokratëve, se nëse nuk bashkëpunojnë për arritjen e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale do të vazhdojnë punën vetëm. Nga ana tjetër deputetja e PD-së Ina Zhupa, u shpreh se asnjë nga kërkesat e opozitës nuk është pranuar, duke listuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve sipas rregullores, mocion me debat për problemet e shqiptarëve dhe interpelanca me kryeministrin. Taulant Balla: Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas...