Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi arritur një tjetër gur kilometrik, dashuria e Shqipërisë për BE është pa kushte

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama: I lumtur që kemi arritur një tjetër gur kilometrik, dashuria e Shqipërisë për BE është pa kushte

Kryeministri Edi Rama u shpreh mjaft entuziast në konferencën e përbashkët me zëvendësministren për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas konferencës së 8-të ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Rama tha se kjo është një tjetër arritje e madhe për vendin tonë, që arrin me sukses një tjetër gur kilometrik. Ai tha se sot Shqipëria ka arritje të mëdha në reforma dhe këtë e konfirmoi edhe konferenca e sotme. “Dashuria e Shqipërisë për BE-në është pa kushte. Jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur kilometrik. Kemi thyer një tjetër rekord. Ashtu siç e theksoi edhe Marta, ne i çelëm të gjithë kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo tek faza e mbylljes...