Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve

Konferenca e 8-të ndërqeveritare, Marilena Raouna: Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve

Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, pas takimit të 8-të ndërqeveritar për anëtarësimin e Shqipërisë, vlerësoi përparimin e vendit tonë në rrugëtimin drejt BE-së. Raouna tha se Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve. “Ishte një nder dhe privilegj i madh të kryesoja konferencën e 8-të për anëtarësimin e Shqipërisë. Këshilli ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë për grupkapitujt e themeloreve. Konferenca e sotme e anëtarësimit doli në përfundimin se Shqipëria ka plotësuar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitujt e themeloreve. Kjo është një arritje domethënëse për reformat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian. Ky gur kilometrik e lejon Shqipërinë të ecë përpara në procesin e anëtarësimit”, tha Raouna.