‘Komisioni i Etikës fyen etikën e çdo shqiptari’/ Gjekmarkaj: Standard i dyfishtë në Kuvend, ndëshkohet opozita dhe mbrohen fyerjet

‘Komisioni i Etikës fyen etikën e çdo shqiptari’/ Gjekmarkaj: Standard i dyfishtë në Kuvend, ndëshkohet opozita dhe mbrohen fyerjet

Deputeti i opozitës, Agron Gjekmarkaj, reagoi përmes një deklarate për mediat lidhur me vendimin për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, duke e cilësuar atë si një akt të motivuar politikisht. Sipas Gjekmarkajt, ky vendim tregon se i ashtuquajturi Komision i Etikës nuk funksionon më si mekanizëm për mbrojtjen e etikës parlamentare, por si një instrument për të goditur opozitën. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si komisioni, i kryesuar nga Ulsi Manja, reagoi ndaj situatave të fundit në sallën e Kuvendit, duke theksuar se ndërkohë që opozita u ndëshkua, nuk pati masa ndaj deklaratave fyese që, sipas tij, u përdorën gjatë debatit parlamentar. Gjekmarkaj përmendi edhe përplasjen mes Taulant Ballës dhe deputetes Albana Vokshi, duke e...