Komisioni Hetimor për fondet IPARD II nuk u miratua/ PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni Hetimor për fondet IPARD II nuk u miratua/ PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mosmiratimin në Kuvend të ngritjes së një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në sektorin e bujqësisë. Sipas opozitës, refuzimi i kësaj kërkese nga mazhoranca përmes votimit politik përbën shkelje të një të drejte kushtetuese të saj dhe cenon rolin e deputetëve opozitarë në Kuvend. Në reagimin e saj, PD thekson se ky vendim e kthen rolin e opozitës në parlament në një formalitet dhe krijon, sipas saj, një “fasadë normaliteti” që dëmton standardet e parlamentarizmit demokratik. Demokratët shprehen se kjo situatë ka vënë në pikëpyetje serioze funksionin e opozitës në Kuvend, pasi sipas tyre deputetët nuk mund të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e...