Komisioni Evropian reagon për CNN: Punimet janë pezulluar, SPAK po heton përtej shqetësimeve mjedisore
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, në zonën e Zvërnecit ka pasur punimet. Drejtori për Evropën në organizatën bamirëse mjedisore BirdLife, Ariel Brunner, tha se ai dhe ambientalistë të tjerë vizituan zonën në fillim të majit, ku panë ekskavatorë që gërmonin në plazh dhe kamionë që shtronin zhavorr. “Nuk kishte asnjë shenjë, as pranë lagunës ku po prisnin rrugën, as në plazh ku punonin makineritë… nuk kishte shenja të ndonjë lloj licence apo lejeje apo edhe thjesht deklarate se kush ishin ata”. Sipas CNN, një ndryshim ligjor i ka hapur rrugën ndërtimit të resorteve në zonat e mbrojtura mjedisore. “Zakonisht, fakti që njerëzit e pasur mund t’ia dalin...
Burimi:
syri.net