Kolapsi i pritshëm ekonomik/ Buxhuku: Leku më i fortë se euro…do të kemi rrënim të shtetit

Kolapsi i pritshëm ekonomik/ Buxhuku: Leku më i fortë se euro…do të kemi rrënim të shtetit

I ftuar në studion e ‘A Show’ me Adi Krastën, eksperti i ekonomisë dhe administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, ngriti alarmin për atë një kolaps të pritshëm ekonomik në Shqipëri. Ai u shpreh se, leku më i fortë se euroja nuk është tregues i një ekonomie të fortë, por pasojë e hyrjes së parave nga ekonomia joformale, droga dhe aktivitetet kriminale. Buxhuku deklaroi se prodhimi industrial dhe ai bujqësor vijojnë prej vitesh në rënie, ndërsa deficiti tregtar ka arritur në 5.6 miliardë euro, duke argumentuar se ekonomia shqiptare po mbahet artificialisht nga një "transfuzion oksigjeni" i parave të pista. Sipas Buxhukut, të ardhurat nga aktivitetet kriminale janë rritur me progresion gjeometrik gjatë viteve të fundit, ndërsa partnerët ndërkombëtarë nuk janë më të...