Koka: Rama në orët e tij të fundit, protesta e ditës së nesërme duhet të shërbejë si një goditje e fundit për këtë regjim
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO”, deklaroi se Partia Demokratike është në të drejtën e saj të protestojë dhe të thërrasë qytetarët, duke argumentuar se ekzistojnë mjaft kauza për këtë. Koka u ndal veçanërisht tek hetimi që po zhvillohet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një çështje që kërkon reagim politik dhe qytetar. Ai pretendoi se kryeministri Edi Rama po e mbron Ballukun për arsye politike, pasi, sipas logjikës së tij, një goditje ndaj saj do të sillte pasoja të mëtejshme për vetë kryeministrin. Gazetari gjithashtu u shpreh se Rama ndodhet në vështirësi politike dhe foli për atë që e quajti “izolim” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Kokës, është përdorur për qëllime propagandistike ftesa drejtuar Shqipërisë për...
Burimi:
syri.net