“Koha e kafes për shefin ka mbaruar”, Sula reagon ashpër ndaj inspektorëve: Përmbushni detyrën, ose ikni!

“Koha e kafes për shefin ka mbaruar”, Sula reagon ashpër ndaj inspektorëve: Përmbushni detyrën, ose ikni!

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka paralajmëruar vartësit nga Durrësi që ose të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit, ose të kalojnë në jetën private, pasi nuk mund t’i bëjnë dot të gjitha, edhe inspektor, edhe politikan, edhe gangster apo hajdut. Zyrtari i lartë, ish-deputet i PD, së bashku me një ekip nga Inspektorati i Përgjithshëm, organizoi paraditen e sotme (3 qershor) një trajnim me trupat e 6 inspektorateve rajonale të Qarkut Durrës. Trajnimi në qytetin bregdetar është i katërti i këtij lloji, pas 3 ndalesave të mëparshme në 3 qarqe të tjera të vendit. Gjatë fjalës së tij, Sula u ndal tek rëndësia që ka qarku i Durrësit, sidomos gjatë muajve të verës, kur popullsia e tij 3-4-fishohet për shkak të flukseve turistike. Për...