“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë
Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, ka rrëfyer në një intervistë për drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, se përpara se të arrestohej, madje para djegies së mandateve nga opozita në vitin 2019, kishte patur në plan të tërhiqej nga politika. Por ngjarjet që ndodhën, e bënë të pamundur këtë. Sipas tij, situata politike dhe zhvillimet në vend e detyruan të rikthehet në aktivitet politik. Blendi Fevziu: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive? Ilir Meta: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet...
Burimi:
javanews.al