Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla në mbledhje: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla në mbledhje: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe nën Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, në mbledhjen periodike të KKIE Balla vlerësoi progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin. “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës sesa është sot. Nuk flitet për ngecje, nuk flitet për humbje drejtimi, pasiguri, flitet vetëm për avancim, ritëm, besueshmëri, për një Shqipëri që po hyn seriozisht në fazën përmbyllëse të rrugës europian. Secila palë duhet ta...