Këshilli Bashkiak Maliq nis konsultimet publike për reformën administrativo-territoriale

Këshilli Bashkiak Maliq nis konsultimet publike për reformën administrativo-territoriale

Këshilli Bashkiak Maliq ka nisur procesin e konsultimeve publike lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë. Në zbatim të Ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe Ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, këto dëgjesa synojnë të mbledhin mendimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve, institucioneve, bizneseve dhe grupeve të interesit për një nga ndryshimet më të rëndësishme të organizimit të pushtetit vendor Konsultimet do të zhvillohen në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Maliq, si edhe në qytetin e Maliqit, me qëllim që çdo komunitet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij për projektligjin e propozuar. Këshilli Bashkiak Maliq u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara...