Kërleshjet e reja në PS: intriga pushteti përballë krizës së qytetarit

Kërleshjet e reja në PS: intriga pushteti përballë krizës së qytetarit

Në selinë rozë ka nisur “nata e thikave të gjata”, një shfaqje që do ta kishin zili edhe dramaturgët e teatrit absurd. Intriga e pushtetit po shitet si “përgjegjësi ndaj publikut”, ndërkohë që publiku i vërtetë është i zënë me llogaritjen e kostos së litrit të naftës dhe bukës së përditshme. Elisa Spiropali, që sapo kishte filluar të shijonte rehabilitimin politik, u godit nga “shoku i grupit” Taulant Balla. Dhe nuk ishte thjesht një batutë mes kolegësh, por një provë gjenerale për dramën e madhe: kush do të mbijetojë në projektin e pushtetit absolut. Me idenë e referendumit në dorë, Rama premton një parlament të tkurrur dhe ndoshta një republikë gjysmë-presidenciale. Përkthyer në gjuhën e thjeshtë: një presidencë ku Njëshi kontrollon gjithçka, ndërsa të tjerët rreshtohen...