Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale
Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u pyet në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN lidhur me platformën e shpalosur së fundmi nga Elisa Spiropali. Bylykbashi vuri në dukje se PS është një parti e hapur, me demokraci të brendshme në nivel të lartë, dhe ku çdokush ka të drejtë të shprehë opinionin e saj. Megjithatë deputetja vuri në dukje se PS ka një statut dhe vendimet merren përmes një vendimmarrje kolegjiale. “I kam ndjekur patjetër reagimet e Spiropalit. Folëm për demokracinë, PS është shumë e hapur, madje nuk kanë kaluar 2 muaj nga një fushatë e re anëtarësimesh që kishte bënte me këtë objektiv, hapjen e PS. Demokracia e brendshme është në nivel aq të lartë, saqë secili nga ne dhe kolegët tanë kanë...
Burimi:
javanews.al