Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja
Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi pjesën e kërkesës së SPAK në Kuvend për pezullimin dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. “Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie. E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një...