Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi Manja prezanton raportin
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbledhur grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë mbledhjes u prezantua raporti i 5 anëtarëve të PS-së (Niko Peleshi, Ulsi Manja, Bledi Çomo, Bledi Çuçi dhe Taulant Balla) në Këshillin e Mandateve, lidhur me kërkesën e Strukturës s^ Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ishte Ulsi Manja ai që prezantoi shkurtimisht raportin. Ai theksoi se roli i Kuvendit në këtë proces është vetëm procedural dhe kushtetues, duke nënvizuar se parlamenti nuk gjykon fajësinë, por shqyrton vetëm kushtet ligjore për dhënien e autorizimit. Manja: Sot që po diskutojmë këtë raport, jemi përpara një realiteti të ri. Deputetja Belinda Balluku nuk ushtron më...
Burimi:
vizionplus.tv