‘Kërkesa e dytë për Ballukun, e pashmangshme’/ Gazetari: Çështja po mbahet peng, protesta po shton presionin
Gazetari Elkier Bushkolaj deklaroi në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, se zhvillimet e fundit në dosjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku e bëjnë të pashmangshme paraqitjen e një kërkese të dytë për shqyrtimin e çështjes. Sipas tij, detajet e reja të bëra publike kanë shtuar interesin dhe reagimin qytetar. Bushkolaj kritikoi mungesën e transparencës së institucioneve dhe akuzoi shumicën për zvarritje të procesit. Ai u shpreh se presioni publik dhe protestat po luajnë një rol të rëndësishëm në nxjerrjen në dritë të informacioneve që, sipas tij, po mbahen larg vëmendjes së publikut. Biseda në studio: Meço: Në rast se SPAK-u, me atë çfarë dimë deri tani mund të rikërkojë autorizim... Bushkolaj: Ne duhet të kemi parasysh se sa është zbardhur çështja e Ballukut...
Burimi:
syri.net