“Keni kyçur dokumentet e SPAK për Ballukun”, Peleshi i përgjigjet Shehajt: Ju doni të rrisni klikimet, ju kujtoj se ka urdhër për të mos i bërë publike
Kreu i Partisë Mundësia, dhe deputet i Kuvendit, Agron Shehaj, në nisje të seancës i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit si drejtues i Këshillit të Mandateve, duke i thënë se kanë “kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, duke thënë se do duhet që ta vënë në dispozicion. “Tani kjo nuk është vetëm një shkelje e rregullores dhe Kushtetutës: Ju po mbroni korrupsionin me postin tuaj, me këto veprime zoti kryetar po mbroni të korruptuarit dhe kjo është e papranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të na vihet në dispozicion dosja se na takon jo se na bëni ndonjë nder”, tha ai. Ndërkohë Peleshi i kujtoi se ka urdhër nga SPAK që këto dokumente të mos bëhen publike. “Ju thatë që materialet janë kyçur, unë do...
Burimi:
top-channel.tv