Këmbana e alarmit e IDU dhe propaganda e qeverisë!
Nga Belind Këlliçi Rezoluta e IDU, organizmi më i madh i partive të djathta, miratuar në takimin e Zagrebit, është një këmbanë alarmi për zhvillimet në vend. Rezoluta vëren se procesi i anëtarësimit në BE është ngadalësuar nga korrupsioni, nga pengimi i drejtësisë, nga cënimi i shtetit ligjor. Rezoluta konstaton hapa pas në drejtim të transparencës, lirive dhe të drejtave të njeriut. Edhe një herë vihet theksi tek problematika e rëndë e mosmbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku Shqipëria cilësohet autokraci elektorale. IDU ka dokumentuar një skaner kritik të ecurisë së vendit prej korrupsionit madhor dhe lidhjes së qeverisë me krimin e narkotrafikun. Kjo rezolutë është një kontribut për ndërgjegjësimin dhe një guidë e mirë për rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria....
Burimi:
syri.net