Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

Nga Enver Robelli Duke qenë agjent i KGB-së sovjetike, Vlladimir Putin është specialist për simulim, servilosje, lajkatime. Këtë e bën ndaj atyre që janë më të fuqishëm se ai. Ndaj liderit kinez, për shembull. Dhe sidomos ndaj Donald Trumpit. Ndaj tij diktatori rus sillet si një masazhist i egos së presidentit amerikan. Shembulli më i ri, për të cilin raporton gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në numrin e sotëm: Trump tha se Putini e ka pranuar ftesën për të qenë anëtar i të ashtuquajturit “Bord i Paqes”. Në të vërtetë Putini nuk e pranoi ftesën, por vetëm autorizoi vartësit e tij ta shqyrtojnë atë. Dhe e falënderoi Trumpin. Pas lëvdatave Putin, si peshkatar i shkathtë, ia hodhi Trumpit një karrem: i tha se...