Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet: Enea nuk është njeriu im, e gjeta këtu

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet: Enea nuk është njeriu im, e gjeta këtu

Belinda Balluku i ka kaluar tashmë stafetën ministrit të ri Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj Balluku përmendi një sërë arritjes gjatë punës së saj, nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, duke falënderuar stafin, por edhe kryeministrit Edi Rama për mbështetjen dhe besimin e tij në gjithë këto vite. Ajo u ndal te ministri i ri, Enea Karakaçi, për të cilin tha se e ka gjetur në këtë ministri kur ka ardhur në detyrë. “Enea është rritur dhe ka ardhur para se të vija unë. Me ju në krahë, me një staf të jashtëzakonshëm që kjo ministri ka, unë mendoj se ju do ta kapërceni këtë situatë duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim, patjetër politik dhe personal, për të nxjerrë një...