Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Kaosi në Kuvend/ PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës
Është shtyrë mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të shqyrtonte përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike pas kaosit të ditës së djeshme në Parlament. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se mbledhja do të mbahet ditën e martë, në orën 10:00.Lexo edhe :Related Posts Deputetët e PD-së kërkuan të njihen me provat filmike dhe për këtë arsye u shty mbledhja e Sekretariatit të Etikës. Rrjedhimisht deputetët e opozitës mund të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku. /vizionplus.tv