Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat
Ish-deputeti dhe kreu i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ishte i ftuar ditën e sotme në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv. Për kaosin dhe dhunën që deputetët e Partisë Demokratike shkaktuan sot në Kuvend, Shehi tha se partia opozitare më e madhe në vend po ndjek një strategji të gabuar protestimi kundër qeverisë, pasi një metodë e tillë është realizuar dhe më herët por nuk i ka afruar aspak drejt rrëzimit nga pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së vendit. ‘Unë gjykoj që ajo zhurmë që kanë bërë sot kolegët opozitarë nuk është e domosdoshme dhe as e nevojshme. Është një skenë e përsëritur që nuk bën as efektin dramatik që duhet të bëjë. Herët e tjetra e kemi bërë nja 20 herë, kështu që nuk ua sugjeroj. Opozita duhet...