“Kanë kapur thikat dhe po plagosin njëri-tjetrin!”, Alibeaj zbulon ç’po ndodh brenda PD
Enkelejd Alibeaj ka folur për ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kreun e PD-së ku në garë është vetëm Sali Berisha. Duke e cilësuar 23 majin si një proces të trishtë, Alibeaj shtoi se PD ka humbur edhe konturet e të qenit një parti politike. Sipas Alibeajt, Partia Demokratike ka humbur synimin për të ardhur në pushtet dhe përdoret vetëm për hallet personale të Sali Berishës. “Për këdo që ka një fije dinjiteti për kontributin që ka dhënë, kur e sheh veten të keqpërdorur, të tallur, të fyer, është më mirë ta braktisë, minimumi do të duhet të ruajë dinjitetin dhe fytyrën. Edhe ajo që do të ndodhë në PD, ju i thatë zgjedhje, por ato nuk janë zgjedhje. Është një procesion i trishtë që demonstron...
Burimi:
javanews.al