“Kam dëshmitar kur…”/ Alibeaj tregon pse u nda nga Berisha: Ia thash troç që ai nuk e sjell PD në pushtet
Në një intervistë televizive, Enkelejd Alibeaj foli për zhvillimet politike, duke analizuar edhe situatën në Partinë Demokratike. Gjatë intervistës, ai argumentoi edhe disa nga arsyet përse nuk është më pranë Sali Berisha, dhe cila ishte çështja ku edhe u ndanë qëndrimet e tyre, duke thënë se një prej tyre ishte goditja që kreu i PD i bënte drejtësisë. “Kam qenë pranë me Sali Berishën. S’jam më, për disa arsye, njëra prej të cilave ishte fakti që u bë pjesë e jo goditjes, por një procedimi penal prej drejtësisë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe për arsye të tjera, në fakt, ndarje që kanë ndodhur me të. Nuk e kam fare këtë dilemë, sigurisht i njëjti standard. Për faktin se një gjë mund t’ua them unë...
Burimi:
sot.com.al