Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka kritikuar qëndrimin e PD-së lidhur me rezolutën për integrimin evropian, duke e cilësuar se ka ndjekur interesa partiake në vend të interesit kombëtar. Ai e cilësoi këtë si pjesë të një kulture politike që, sipas tij, bazohet te logjika “o e imja, o zero”, duke shtuar se për sa kohë opozita nuk është në pushtet, nuk dëshiron që vendi të ecë përpara. Kadilli u shpreh se PD-ja duhej të votonte në të mirë të Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për interesa kombëtare dhe jo për përfitime të një force politike. Ai kritikoi gjithashtu faktin që, sipas tij, opozita gëzohet kur zhvillime të rëndësishme, si Samiti i NATO-s, rrezikojnë të mos zhvillohen në Shqipëri. “PD, nga një anë, sponsorizon dhe...