“Ju solla diellin në Estoni”, Rama konferencë me homologun Michal: Me ju kërkojmë bashkëpunim
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal, Rama vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit, arsimit dhe inteligjencës artificiale. Rama vuri në dukje se Shqipëria synon të ndjekë modelin estonez të shërbimeve online dhe inovacionit, duke e konsideruar Estoninë një shembull të rëndësishëm për modernizimin e administratës publike. Rama: Kur erdhët në Tiranë ishte ditë me shi. Është gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi sepse Keir Starmer e solli...
Burimi:
vizionplus.tv