Jorida Tabaku e PD-së flet për maska dhe njolla të murme: Koka e sistemit ka rënë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestat e javëve të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e akuzon Kryeministrin se po përdor të dhënat dhe strukturat shtetërore për të hetuar biografitë e protestuesve, për t’i kërcënuar dhe për t’i ekspozuar publikisht. Sipas saj, faqja e Kryeministrit është kthyer në një “tabelë dazibao”, ku qytetarët që kundërshtojnë qeverinë vendosen në shënjestër dhe përballen me një fushatë linçimi publik. Tabaku e cilëson këtë sjellje jo si një reagim personal të Kryeministrit, por si metodë të një shteti të kapur, ku informacionet e administruara nga institucionet përdoren si armë politike kundër qytetarëve. “Institucionet mbledhin të dhënat e qytetarëve, ndërsa pushteti i...
Burimi:
ntv.al