Jeni në terezi apo jo/ Spaho: Nuk mund të refuzohen 4.5 miliardë dollarë në Zvërnec
Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, është shprehur në mbështetje të investimeve strategjike në turizëm, duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë për projekte të mëdha që krijojnë vende pune dhe nxisin zhvillimin ekonomik. Sipas tij, është shumë e vështirë të tërhiqen investime të përmasave të tilla dhe refuzimi i një investimi prej 4.5 miliardë dollarësh është i pajustifikueshëm. Ai shtoi se, megjithëse zonat e mbrojtura janë sensitive, ekspertët më të mirë kanë rekomanduar zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë. Si shembull, Spaho përmendi Sardenjën, ku sipas tij po ndërtohen dy resorte në zona të mbrojtura. “ Unë gjykoj mbi bazën e mendimeve të mia dhe pozicionohem. Nuk pranoj të më imponohen. Për Zvërnecin mendoj se kam eksperiencë më shumë se ata që ngrihen dhe flasin....
Burimi:
ntv.al