“Jemi ortakë, na jepni paratë e borxhit që iu është ulur”, biznesmeni i “qan hallin” Ramës

“Jemi ortakë, na jepni paratë e borxhit që iu është ulur”, biznesmeni i “qan hallin” Ramës

“Kush ka kapcitet ta projektojë të nesërmen duke garantuar të sotmen do të bëjë sukses, kush rri merret prit se dje, nuk bën sukses. Dhe këtë po ja u thotë një njeri i suksesshëm”, kjo ka qenë këshilla që kryeministri Edi Rama u dha ditën e sotme përfaqësuesve të sipërmarrjeve dhe sistemit bankar në vend, gjatë një takimi ku dhe prezantoi ecurinë e programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ky program është konceptuar për t’u krijuar mundësi ndërmarrjeve të vogla të kalojnë në një nivel më të lartë zhvillimi, ndërsa atyre të mesme t’u japë mundësinë të konsolidohen dhe të afrohen me kategorinë e bizneseve të mëdha. Ai nënvizoi se skema parashikon një tavan financimi deri në...