“Jemi në gatishmëri”! Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Situata është nën kontroll, drejt përmirësimit

“Jemi në gatishmëri”! Balluku takim me emergjencat në Gjirokastër: Situata është nën kontroll, drejt përmirësimit

balluku ne gjirokaster GJIROKASTËR- Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se situata e përmbytjeve nga moti i keq po shkon drejt përmirësimit. Balluku mblodhi Komitetin e Emergjencave në Qarkun e Gjirokastrës, për të analizuar situatën dhe të gjithë problematikën në terren, teksa siguroi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme. Sa i përket Gjirokastrës, një ndër qytetet më të goditura në jug të vendit, Balluku dha lajmin e mirë duke theksuar se situata është nën kontroll. Lidhur me infrastrukturën në Gjirokastër, minstria bëri me dije se rrugët janë të zhbllokuara dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohet. Balluku bëri thirrje për të gjitha bashkitë që të marrin masat për Emergjencat...