Jehonë në Greqi për Zvërnecin, “Kathimerini”: U nisën autobusë nga Athina dhe makina nga qytete të tjera për t’iu bashkuar protestës

Jehonë në Greqi për Zvërnecin, “Kathimerini”: U nisën autobusë nga Athina dhe makina nga qytete të tjera për t’iu bashkuar protestës

Incidenti i ndodhur në Zvërnec gjatë protestës kundër projektit turistik ka marrë vëmendje të gjerë në mediat greke, të cilat raportojnë se një protestues me shtetësi shqiptare dhe greke u dhunua nga rojet private të sigurisë që ruanin kantierin. Gazeta greke Kathimerini i ka kushtuar një artikull të zgjeruar ngjarjes, duke theksuar se protesta e së shtunës mblodhi mbi 300 persona, mes tyre edhe pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve nga Zvërneci që udhëtuan nga Greqia për t’iu bashkuar tubimit. Sipas medias greke, dy autobusë u nisën nga Athina të premten në mbrëmje, ndërsa protestues të tjerë mbërritën nga qytete të ndryshme të Greqisë me automjetet e tyre. Në raportim thuhet se tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit kërkuan të hynin simbolikisht në zonën e rrethuar me...