“Je më i pasuri në Kuvend”, Balla “shigjeton” deputetin: Familja jote i ka mërrë shpirtin mjedisit me ndërtime, edhe pa leje!

“Je më i pasuri në Kuvend”, Balla “shigjeton” deputetin: Familja jote i ka mërrë shpirtin mjedisit me ndërtime, edhe pa leje!

Seanca plenare e kësaj të enjte ka vijuar me akuza dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të deputetit të “Shqipëria Bëhet” Redi Muçi, duke e cilësuar këtë të fundit si “më të pasurin në Kuvend”. Në fjalën e tij, Balla tha se familja e Muçit ka shkatërruar mjedisin me ndërtime, edhe pa leje. “Ti djalë je më i pasuri këtu sepse vjen nga një familje që ka ndërtuar aq shumë në Tiranë, saqë je nga ata që ke ndërtuar edhe pa leje. Vjen si komunist, edhe pse ja ke parë hajrin kapitalizmit më shumë se çdo njëtri tjetër. Flet për florën dhe faunën ndërkohë që ja ke marrë frymën parqeve. Nuk të kam...