Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Janë rreth 80 prova në mijëra faqe’/ Bardhi: Kemi dosjen e plotë të SPAK, PS tentoi të intimidojë prokurorët, por…
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se 5 anëtarët demokratë në Këshillin e Mandateve ku është diskutuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë njohur me dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zv.kryeministren. Ai theksoi se ka rreth 80 prova të SPAK në mijëra faqe kundër Belinda Ballukut, duke shtuar se kërkesa është e mbështetur në ligj dhe s’bëhet fjalë për akuza politike. “Kemi marrë dosjen e plotë të sjellë nga SPAK pasdite. Pasi përfaqësuesit e maxhorancës kërkuan të intimidonin prokurorët që deputetët e opozitës nuk duhet ti merrnin provat, por vetëm Belinda Ballukut”, deklaroi ai. Gazment Bardhi: Kërkesa e SPAK mbështetet nga një numër i konsiderueshëm provash, rreth 80 prova në mijëra faqe. Kërkesa është e mbështetur...