“Janë duke e stisur këtë betejë”/ Qeveria rrëzoi kërkesën për arrestimin e Balluku, Alibeaj: Mos-heqja e imunitetit…

“Janë duke e stisur këtë betejë”/ Qeveria rrëzoi kërkesën për arrestimin e Balluku, Alibeaj: Mos-heqja e imunitetit…

I ftuar në nje studio televizive, ish-ministri i Drejtësisë Enkeleid Alibeaj foli për reformën në drejtësi dhe punën e SPAK. Gjatë intervistës, ai theksoi se ka shumë çështje që kanë dhënë rezultate, por megjithatë ka ende nevojë për shumë punë. Alibeaj më tej nënvizoi se qeveria pengoi drejtësinë duke rrëzuar kërkesën për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. “Të duket sikur ka një ndeshje midis drejtësisë dhe politikës. Në fakt, nuk ka se si të ketë ndeshje midis drejtësisë dhe politikës. Drejtësia bën punën e vet, heton, mbledh prova. Kur është rasti, merr dhe masa sigurimi: arrest shtëpie, arrest në burg, detyrim paraqitje. Përgatit dosjen, e çon në gjykatë e me radhë. Kjo është puna që bën SPAK-u, GJKKO-ja, drejtësia në përgjithësi. Impakti publik dhe politik...