“Janë çmendur”! Braçe ngre alarmin për çmimet ‘stratosferike’ në Tiranë: Abuzim skandaloz me frutat dhe perimet
foto ilustrim: erion brace TIRANË- Socialisti Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve, një fenomen që po shqetëson qytetarët në kryeqytet dhe jo vetëm. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Braçe ngre alarmin për çmimet e larta të frutave dhe perimeve në zonën e Vasil Shantos, që konsiderohet si ndër pikat më të lira. Sipas Braçes, po abuzohet me çmimet, teksa vë në dukje se domatja arrin deri në 340 lekë për kilogramë, teksa domatet e vogla arrijnë deri në 640 lekë për kilogramë. Braçe e cilëson 'abuzim skandaloz', ndërsa në shumicën e rasteve sipas tij, produktet tregtohen edhe pa faturë. Njëkohëisht, socialisti akuzon Policinë Bashkiake për mosveprim, teksa e mbyll me tone ironie, duke e quajtur të gjithë situatën 'inate komshinjsh'. Postimi i plotë...
Burimi:
zeri.ai