“Jam rritur me gjyqe publike”/ Balluku: Më vjen keq që situata ime personale ka krijuar vonesa në procese jetësore të ministrisë

“Jam rritur me gjyqe publike”/ Balluku: Më vjen keq që situata ime personale ka krijuar vonesa në procese jetësore të ministrisë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka thyer heshtjen lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK, ku u shpreh se nuk do e pengojë drejtësinë. Nga konferenca ku i kaloi stafetën ministrit të ri të Energjisë dhe Infrastrukturës, Balluku tha se është rritur me gjyqe publike. “Më vjen keq që situata ime ka krijuar vonesa në procese jetësore të ministrisë”, shtoi Balluku. “Unë jam rritur me gjyqe publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik, pasi jam kalitur që e vogël. Di të bëj punën time, sigurisht secili ka mënyrën e tij, jam munduar të bëj më të mirën, as nuk e kam penguar drejtësinë e as nuk do e pengoj kurrë. E kam mbështetur si pjesë integrale e një Shqipërie europiane. Më...