Ja katër seritë e dosjes së SPAK për shtetin digjital të Edi Ramës, AKSHI si bankomat kriminal, përgjime, prova…
Dosja voluminoze e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nxjerr në pah një realitet tronditës. “Shteti digjital” i kryeministrit Edi Rama rezulton i kapur nga një grup i strukturuar kriminal, i cili e ka shndërruar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në një bankomat për grabitjen e fondeve publike. Përgjime, prova audio, dokumente hetimore dhe episode dhune e pengmarrjeje tregojnë se tenderët nuk kanë qenë instrument zhvillimi, por hallka kyçe e një skeme të mirëorganizuar korrupsioni dhe krimi të organizuar. Kjo seri e ndarë në katër kapituj nga “ditar.al” sipas strukturës së dosjes së SPAK, zbardh hap pas hapi mënyrën se si janë manipuluar prokurimet, si është mbyllur konkurrenca me kritere fiktive dhe frikësim, si janë përdorur kërcënimet dhe...
Burimi:
sot.com.al