Ish-truproja i Nanos: Tubimi i sotëm i PD-së mund të jetë më skandalozi, lidershipi nuk sjell ndryshim
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, është shprehur se protestat e organizuara nga PD nuk kanë asnjë lloj motivi, që të frymëzojnë qytetarët për të mbushur sheshin. Komentet Agolli i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku u diskutua rreth protestës së sotme që pritet të zhvillojë Partia Demokratike. Agolli tha se tubimi i sotëm mund të jetë më skandalozi që ka zhvilluar ndonjëherë PD, teksa theksoi se vetë lidershipi i PD-së me në krye 82-vjeçarin Sali Berisha, nuk ofron asnjë alternativë për qytetarët. “Protestat në të gjithë botën janë legjitime. Motivi i protestës së PD-së në këto momente është një problem. Sepse kur ka pakënaqësi në një protestë mblidhen deri në 100 mijë vetë. PD po vjen duke u tkurrur....
Burimi:
javanews.al