Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme, i thirrur për çështje që nuk bëhen publike as nga institucioni dhe as nga vetë ish-zyrtari vendor. Leli ka qëndruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 1 ore, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën është pyetur apo thirrur. Në komentin e tij të shkurtër për mediat, Leli u shpreh se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. Në dalje të institucionit të akuzës ai nuk dha prononcim për mediat sot (10 mars), por deklaroi shkurtimisht se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.