Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet
Jola Hysaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, si dhe nga anëtarësia e saj në parti. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook. Hysaj shkruan se dorëheqja vjen pas një sërë zhvillimesh dhe vendimmarrjesh që sipas saj janë larguar nga parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një parti demokratike. Ajo thekson se funksioni i saj si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun është përdorur kryesisht për imazhin publik, ndërsa kompetencat reale janë kufizuar, duke e bërë pozicionin formal pa përmbajtje. Në postimin e saj, Hysaj thekson se përjashtimi i personave me integritet dhe kontribut të provuar nga përfaqësimi politik, si dhe vendimmarrja e përqendruar tek një rreth i ngushtë njerëzish, nuk reflekton...
Burimi:
javanews.al