Ish-kandidati për kreun e PD sulmon Berishën: Partia është bunkerizuar me njerëz besnikë dhe servilë
Ish-kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi vendos në dyshim retorikën e përdorur nga Sali Berisha për protestat e opozitës, duke argumentuar se termi “kryengritje paqësore” është kontradiktor, sidomos kur në protesta përdoren molotovë dhe prodhohen përplasje të dhunshme. Sipas tij, deklaratat e Berishës krijojnë konfuzion te mbështetësit dhe nuk sjellin zgjidhje politike, pasi pushteti nuk rrëzohet përmes protestave në rrugë, por përmes numrave në Parlament. Ai solli në kujtesë protestat e organizuara më herët nga Lulzim Basha, të cilat sipas tij, megjithëse kishin më shumë pjesëmarrje, nuk prodhuan rezultat politik. “Duhet të gjejë termin e duhur: edhe kryengritje, edhe paqësore nuk shkon. Apo ajo kur thotë që ‘jemi në kilometrin e fundit’ për të rrëzuar Ramën, kjo matet me kohë dhe jo me kilometra....
Burimi:
javanews.al