Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet pse emri i tij nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Spaho shprehet se pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilëson “katastrofike” për opozitën, ai ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i Partisë Demokratike, duke e konsideruar këtë një akt përgjegjësie personale për humbjen elektorale. Sipas tij, pretendimet për “vjedhje të zgjedhjeve” janë vetëm një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë politike për rezultatin, ndërsa akuzon drejtuesit aktualë të opozitës për mungesë përgjegjësie dhe përpjekje për të ruajtur pozitat dhe privilegjet e tyre. “Me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa...