Ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku kandidat për ambasador i Shqipërisë në NATO
Bardhyl Kollçaku TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është propozuar si kandidat për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Komisioni për Punët e Jashtme do të shqyrtojë kandidaturën e tij të hënën, më 23 shkurt, në orën 11:00. Në të njëjtën mbledhje do të diskutohet edhe kandidatura e Jeta Krekës për t’u emëruar ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shqipërisë në Katar, me rezidencë në vend. njoftim i mbledhjes se komisionit /ZËRI
Burimi:
zeri.ai