Ish-deputeti i PD ironizon protestë: Kjo PD nuk organizon dot revoltë, opozita e vërtetë është SPAK…

Ish-deputeti i PD ironizon protestë: Kjo PD nuk organizon dot revoltë, opozita e vërtetë është SPAK…

Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, ka komentuar protestën kombëtare që do të zhvillojë PD në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai tha se protestat e PD lënë për të dëshiruar. Ai theksoi se ka nevojë për një ndryshim të thellë brenda Partisë Demokratike. “Sot protesta që po bënë opozita ndonëse thuhet se janë në mbrojtje të vlerave të demokracisë lënë shumë për të dëshiruar dhe kanë pikëpyetje të mëdha. Nëse nuk do bëjë ridimensionim PD nuk ka për të pasur ndryshim, nuk ka revoltë popullore”, tha ai. Sula tha se në protestat e PD një pjesë e militantëve të partisë nuk marrin pjesë. “Edhe militantë të PD nuk vijnë tek protesta, sepse pjesa më e madhe është e përjashtuar. Shikoni Peqin, Gramsh kanë ngelur me gishtat...